Cannavaro: Ne jemi më të fortë se Portugalia, CR7 është më pak i lëvizshëm

27 Nëntor 2021
9:15
Alfred Lleshi

Fabio Cannavaro di si fitohet “in extremis”. Në nëntor 1997 ishte në fushë, në Napolin e tij, kur Italia fitoi “play-off”-in për Kupën e Botës 1998 (1-0, goli i Casiraghi) kundër Rusisë: “Sidoqoftë, ishte gjithçka tjetër. Ne ishim shumë të fortë. Dhe kaluam, pavarësisht autogolit tim të vetëm me blutë, në ndeshjen e parë në Moskë. Aq të fortë ishim atëherë, sa në Kupën e Botës u eliminuam vetëm me penallti në çerekfinale kundër Francës, që fitoi titullin. Gjërat asokohe ishin ndryshe.

Me Costacurta pas meje dhe Ciro Ferrara, ky ishte projeksioni i mbrojtjes moderne me tre lojtarë. Unë po flas për situata të ndryshme, sepse ishte ‘play-off’ i vërtetë, me ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Në fund kaloi më i forti. Tani kjo formulë nuk më bind. Ndeshje e thatë. Më pas është më e përshtatshme të luajmë në fushë neutrale. Edhe gjysmëfinalen”.

A e thoni këtë sepse nuk keni frikë nga Maqedonia e Veriut?
Kundërshtarët të gjithë respektojnë njëri-tjetrin. Por, nëse Italia dikur luante në nivelet e veta, nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga një ekip i tillë. Është e qartë se në një fushë neutrale do të ishte më korrekte për të gjithë. Edhe nëse…

Nëse…
Portugalia është e fortë, por kujdes sepse në këto ndeshje të thata duhet të mposhtni ankthin. Nëse e kapim fillin, do të kalojmë. Italia me historinë e saj dhe personalitetin që ka shkroi faqe të mrekullueshme në fushën kundërshtare. Ne fituam me Zoff gjysmëfinalen europiane kundër Holandës, në vitin 2000, në Amsterdam, përballë një muri portokalli. Pastaj mendoj për gjysmëfinalen botërore kundër Gjermanisë 2006, e fituar në Dortmund me 70 mijë gjermanë në tribunë. Më në fund finalja e Europpianit me Anglinë, e fituar në Londër nga djemtë e Mancios.

Rangnick, i cili do të drejtojë Manchester United, e quajti Cristiano Ronaldon një “plak” 5 vite më parë. A mund t’i krijojë probleme portugezit kjo ndjenjë?
Unë nuk mendoj kështu. CR7 do të jetojë për atë ndeshje me Italinë, sepse e dëshiron shumë Kupën e Botës. Dhe sigurisht që do të jetë gjithmonë më i rrezikshmi. Mund ta kritikoni sa të doni, por ai vazhdon të shënojë një mori golash. Ne kemi besim te Chellini dhe Bonucci, që e njohin mirë lojën e tij. Cristiano nuk është më i lëvizshëm siç ishte disa vite më parë dhe ndoshta kjo mund të na sjellë dobi.

Atëherë çfarë do të duhet?
Të rikuperojmë lojtarët e shumtë që u lënduan në nëntor. Mendoj për Immobile, që shumë e kritikojnë, por që jep thellësi dhe sprint një mijë herë, duke vënë në vështirësi çdo mbrojtje. Dhe më pas mesfushorët cilësorë si Verratti dhe Pellegrini, që nuk ishin aty ku duhej mbas Kampionatit Evropian. Ndoshta në mars edhe Spinazzola do të jetë gati, kështu që Mancini ka alternativa të vlefshme në skuadër, si në Kampionatin Evropian.

Meqë ra fjala, ndoshta do të ishte më mirë të fshihej nga mendja ai triumf, edhe për mirënjohjen e trajnerit…
Mendoj se tanët janë djem inteligjentë. Dhe në këto paraqitje zhgënjyese të fundit e kanë kuptuar se duhet të ngrejnë kokën, pa u kthyer prapa, duke harruar të kaluarën. Ndoshta ndaj Zvicrës, trajneri bëri disa zgjedhje falënderimi, por nuk kishte alternativa.

Çfarë do të duhet të bëjë Serie A për ta “shtyrë” Italinë drejt Botërorit?
Së pari, shtyni javën e 20 marsit për të mundësuar një minimum pune përgatitore. Dhe më pas rrisni ritmin e ndeshjeve, me gjyqtarët që duhet të mësojnë ta ndalojnë lojën më pak. Për këtë aspekt ne ende paguajmë “haraç” ne nivel ndërkombëtar.

A do t’ia dalim?
Po, nëse vazhdojmë rrugën e rritjes në lojë dhe kthehemi tek Kampionati Evropian si mentalitet. Ne jemi Italia dhe të jeni të sigurt që në Portugali ka më tepër frikë që do të takohen me 4 herë kampionët e botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit