Cannavaro: Pirlo? Ka një fat të madh që nuk duhet ta nënvlerësojë

17 Shtator 2020
20:20
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Il Mattino, Fabio Cannavaro ka folur për trajnerin e Juventus-it, Andrea Pirlo.

“Çfarë mund t’i japë Juves? Qetësinë e tij, por duhet të kuptojë se nuk ka asgjë për të treguar”.

“Ai ka një fat të madh dhe nuk duhet ta nënvlerësojë: është te një skuadër e fortë ku edhe po gaboi do të ketë dikë që do ta ndihmojë ta ndreqë”, ka thënë ish-kampioni i boës.

“Nuk është një avantazh i vogël. Edhe në kohën e Covid-it  janë gjithmonë lojtarët e mirë që të ndihmojnë të fitosh ndeshjet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit