Capello: “Allegri dhe Inzaghi u frikësuan nga dy golat e 45′ të para dhe prishën bukurinë e Juventus-Inter”

28 Nëntor 2023
19:17
Telesport
back button

Ish-trajneri Fabio Capello beson se golat e shënuar në pjesen e pare te sfidës mes Juventusit dhe Interit ‘e kanë shkatërruar’ vazhdimin  e saj dhe kane futur ne gjume pjesen e dyte, pasi kanë bindur Allegrin dhe Inzaghin për të pasur kujdes mbrapa.

Juventusi dhe Interi luajtën baras me rezultat 1-1 në takimin e luajtur në “Allianz Stadium” të dielën. Vlahovic shënoi golin e tij të parë në dy muajt e fundit për t’i dhënë Juventusit epërsinë në pjesën e parë, por vetëm disa minuta më vonë Lautaro Martinez shënoi për të barazuar shifrat.

“Unë nuk mendoj se Juventus mund të bëjë më shumë, duke pasur parasysh mungesat. Nicolussi Caviglia bëri debutimin e tij si titullar dhe ishte mjaft i mirë. Interi ka më shumë kualitet dhe është për të ardhur keq që luajtën si Inter vetëm për pesë minuta kur ishin në disavantazh”, ka thënë fillmisht Allegri.

“Unë pres që skuadra më e mirë në ligë të jetë më e guximshme për të fituar. Interi ka potencialin të jetë lider me diferencë të madhe nga vendet tjera, njësoj sikur Napoli edicionin e kaluar”, vazhdoi 77-vjeçari.

“Në Torino, ata kompletuan 680 pasime por krijuan pak. Mendoj se Yann Sommer kishte më shumë prekje se sa dy sulmuesit. Pas golit të barazimit, ata vetëm pritën për një mundësi që nuk erdhi”.

“Ne nuk pamë ndonjë dëshirë të madhe për të fituar nga të dya anët. Dy golat e ‘shkatërruan’ pjesën e mbetur të ndeshjes pasi që të dy u shënuan nga kundërsulmet”, shpjegoi ai.

“Trajnerët mund të kenë menduar: ‘Nuk është e mundur’ dhe në pjesën e dytë ndeshja u bë e mërzitshme. Unë shikoj shumë ndeshje nga ligat tjera evropiane, aty ku ata luajnë futboll vertikal dhe mundohen të dëmtojnë kundërshtarët e tyre sa herë që kanë topin. Këtu, është më ndryshe”.

Përkundër barazimit të dielën, Capello mendon se Interi janë ende favoriti kryesor për titull. “Deri më tani, nuk jam i vetmi që e them këtë. Është një mendim i zakonshëm se ata duhet të fajësojnë vetëm veten nëse nuk e fitojnë titullin. Prandaj prisja diçka më shumë nga skuadra e Inzaghit të dielën”, përfundoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit