Capello: Juve, kundërshtar i pakëndshëm për kuqezinjtë. Ibra? Sot është një lojtar-trajner

22 Janar 2022
10:29
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri i njohur Fabio Capello foli për “Sportweek”, duke prezantuar supersfidën e së dielës mbrëma, Milan-Juve: “Ndeshja është e vështirë për t’u deshifruar. Të dyja skuadrat duhet të fitojnë. Milani duhet të jetë i kujdesshëm. Juve po kthehen në formë konkrete dhe po rigjen shpirtin e saj karakteristik.

Bardhezinjtë janë kundërshtarë të pakëndshëm për këdo në këto momente. Nuk i pranoj ata që thonë se jemi ne dhe nuk na interesojnë të tjerët. Është një gabim shumë i rëndë supozimi. Të gjitha skuadrat kanë pika të forta dhe të dobëta; duhet t’i njohësh për t’i goditur”.

Për Ibrahimovic dhe kujtimet e tij te “Zonja e Vjetër”: “Juve stimuloi konkurrencën e tij. Pa ‘Calciopoli’, Ibra dhe unë do të kishim qëndruar atje. Sot ai është lojtar-trajner. Nuk është atletikisht si më parë, por sjell përvojën e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit