Capello kurorëzon duetin perfekt, Vlahovic-Morata: Vendi i 4-t, i siguruar nga Juve

27 Janar 2022
8:18
Alfred Lleshi
back button

Fabio Capello ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, ku pohon: “Vlahovic-Morata, çifti perfekt për sulmin. Juve e ka siguruar vendin i 4-t”.

Ish-trajneri ka komentuar goditjen e merkatos së janarit nga vardhezinjtë, blerjen e Dusan Vlahovic nga Fiorentina: “Me këtë përforcim, një nga katër skuadrat italiane të Champions League për sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Juve. Për mendimin tim, Vlahovic është lojtari më interesant që mund të gjendet për momentin”.

Ish-trajneri vlerësoi dyshen sulmuese bardhezi që mund të krijohej me Morata: “Kundërshtarët do ta kenë të vështirë t’i përballojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit