Capello: Ky është lojtari i parë që i kërkova Moggi-t kur shkova tek Juventus

23 Janar 2022
11:00
Denis Hakanaj

Fabio Capello, në intervistën e gjatë të dhënë për SportWeek, ka zbuluar si e ka marrë Zlatan Ibrahimovic tek Juventus.

“Ibrën e kam zgjedhur unë dhe e kam zgjedhur kur isha akoma te Roma. Kemi luajtur një miqësore në Berlin kundër Ajax-it dhe në nxehje bënte atë që donte me topin”, ka rrëfyer ish-trajneri.

“Kam ndaluar enkas për të parë. Luajti vetëm në pjesën e dytë dhe unë e kuptova se çfarë lojtari ishte dhe çfarë mund të bëhej. Sapo shkova tek Juventus, i kërkova Moggi-t ta merrte: për sulmin doja atë dhe vetëm atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit