Capello: Mourinho te Roma? Nuk besoj se do të ketë probleme, por…

4 Maj 2021
19:06
Denis Hakanaj

Lajmi për kalimin e Jose Mourinho-s në drejtim të Roma-s ka tronditur futbollin italian dhe atë europian.

Fabio Capello, trajner i Roma-s mes 1999-ës dhe 2004-ës, e ka komentuar lajmin për La Presse:

“Mourinho është një trajner prestigjioz dhe me shumë eksperiencë. Dhe mbi të gjitha është një trajner që e njeh shumë mirë Italinë, kështu që është gjithçka më e lehtë”.

“Roma është një ambient i vështirë, por ai arrin të ekzaltohet në situata të tilla. Shpresoj për tifozët verdhekuq që të bëjë mirë siç ka bërë tek Inter-i. Nuk mjafton të marrësh një trajner të rëndësishëm për të fituar, duhen marrë edhe lojtarët e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit