Capello: Rangnick nuk e njoh, Milani do të humbiste një vit kohë me të!

13 Korrik 2020
15:05
Alfred Lleshi
back button

Megjithë rezultatet e shkëlqyera, Stefano Pioli me siguri do të largohet nga stoli i Milanit, për t’i bërë vend aty Ralf Rangnick. Një situatë absurd për shumëkënd, edhe për Fabio Capello, i cili tha për mediat italiane: “Raginck? Unë nuk e njoh atë. Është një trajner që ka bërë gjëra interesante, jo të rëndësishme. Ai vjen në një kampionat që nuk e njeh, nuk njeh edhe lojtarët e Milanit, kështu që i bie që skuadra kuqezi të humbasë edhe një vit.

Pioli? Milani mund të jetë konkurrues me të. Po të konfirmohet dhe të bëhen 3-4 blerje interesante, atëherë sezonin e ardhshëm kuqezinjtë mund të luajnë për objektiva më të mëdha. E kemi parë të gjithë tashmë se si ia doli t’i japë një mentalitet grupi skuadrës kuqezi, që nuk ishte aty më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit