Capello shpërthen ndaj italianëve: Të mësojnë nga këto skuadra, Guardiola spektakolar!

18 Prill 2019
10:16
back button

Ish-trajneri italian, Fabio Capello ka analizuar ndeshjet e së mërkurës mbrëma në Champions League, ku Manchester City u eliminua nga Tottenham në një ndeshje dramatike.

“Një ndeshje unike dhe e bukur”, e përkufizoi shkurt Capello, “City kishte dëshirë për të fituar dhe luajti shumë mirë, por ata gjetën një Tottenham të madh para tyre, që patën një lojtar përcaktues si Son”.

“Ritmi i ndeshjes më ka impresionuar, fatkeqësisht ne nuk e kemi në Itali. Juventus stërvitet, nuk luan ndeshje. Në Angli nuk ndalen kurrë. Nëse një skuadër po humbet 3-0, ata vijojnë të vrapojnë. Kështu ata janë mësuar me gjyqtarë që nuk e ndalin kurrë lojën”, foli më tej italiani.

Guardiola – “Ai mbetet një trajner i madh. Krijoi një ndeshje spektakolare, u përfshi në çdo mënyrë. Është kënaqësi të shohësh Man. City. Pastaj, futbolli vendoset edhe nga episodet. Në këtë fazë futbolli përcaktohet nga centimetrat. Por, nëse një skuadër me mesatare 3.7 të golit në kampionat, në Champions League duhet ta çojë mesataren në 5 gola. Shumë keq, sepse doja të shikoja një gjysmëfinale mes Ajax dhe Manchester City. Për të vlerësuar edhe një herë më qartë skuadrën holandeze, për të parë se çfarë vështirësish mund të iu sillte një kundërshtari anglez”, përfundoi Capello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit