Capello “trondit” Manchester City: Mund t’i hiqen edhe titujt, si Juventusit tim!

18 Shkurt 2020
9:24
Alfred Lleshi
back button

Cikloni i UEFA-s goditi Manchester City. Tani, pas përjashtimit nga Kupat e Europës për dy sezone, si rezultat i mosrespektimit të “fair play financiar”, ka nga ata që flasin edhe për revokimin e titujve të fituar vitet e fundit nga “qytetarët”. Një temë që Fabio Capello dhe Arsene Wenger e trajtuan në ceremoninë e çmimeve “Laureus”. Më shumë kujtime nga trajneri italian, në stolin e Juventusit nga viti 2004 deri më 2006 dhe fitues i dy titujve, të cilat më pas iu hoqën klubit bardhezi për shkak të shpërthimit të skandalit “Calciopoli”.

“Unë di diçka për tituj të tërhequr (revokuar) me Juventusin…”, – tha italiani i njohur. Një shaka, e shoqëruar nga një shprehje e trishtuar, e cila provokoi të qeshura nga publiku. Ndërhyri edhe Arsene Wenger, i cili e shtoi veten në këtë “skenë”: “Fabio thjesht dëshiron të bëjë polemikë…” Capello, pra, përfundoi duke analizuar dënimin e UEFA-s ndaj Manchester City më seriozisht, duke e gjykuar atë si “një vendim të ashpër”. Si, në kohën e tij në stol, kur Juventusit i hiqeshin titujt dhe zbritej në Serie B.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit