Capello zbulon prapaskenën: Në vitin 2005 e kërkova Messin te Juventusi

14 Shkurt 2020
10:10
Alfred Lleshi

Lionel Messi është ëndrra e të gjitha skuadrave në botë. Sidoqoftë, edhe klubet më të pasura nuk mund ta posedojnë atë, të paktën në letër, duke ditur se sa i lidhur është ylli argjentinas me Barcelonën, me të cilën e ka lidhur tërë karrierën. Edhe kur Leo ishte shumë i ri, atij iu afruan shumë klube të interesuara, por pa pasur aftësinë e nevojshme për ta rrëmbyer nga katalanasit.

Midis tyre edhe Juventusi, siç rrëfeu Fabio Capello. Në atë kohë, trajner i Juventusit, në vitin 2005, i kërkoi klubit bardhezi të mbledhë informacione për ta marrë të riun argjentinas nga Barcelona, mbi të cilin klubi blaugrana besoi shumë. Historia e Capello kthehet në ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës, e vlefshme për trofeun “Gamper”: “Pas njëzet minutash iu afrova Rijkaard, i cili ishte një lojtar i imi dhe e pyeta nëse mund ta merrja Messin te Juventusi për një vit”.

Nuk vonoi shumë dhe në “Camp Nou”, Capello u mahnit menjëherë nga Messi: “Nuk kisha parë kurrë një 18-vjeçar të luante para 90.000 njerëzve me një personalitet të tillë”. Më 24 gusht 2005, ndeshja do të përfundonte 2-2, me gola të Del Piero, Iniesta, Van Bronckhorst dhe Trezeguet. Kampionë të shkëlqyeshëm, por mes tyre një kampion absolut, ndër dhjetë më të mirët në histori. Statura prej legjende e Messit filloi atje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit