Carmelo Anthony në histori, hyn në “Top-10” shënuesit më të mirë në NBA

4 Maj 2021
13:01
Telesport
back button

Basketbollisti Carmelo Anthony, një nga ikonat e NBA-së, ka shkruar sot historinë e këtij sporti. 36-vjeçari, që aktualisht luan me Portland, ka hyrë në “Top-10” shënuesit më të mirë të historisë së NBA-së.

Në ndeshjen ndaj Atlanta (fituar nga kjo e fundit 123-114), ylli i Portland realizoi 14 pikë, duke arritur kuotën e 27.314 pikëve në NBA. Anthony luan që prej vitit 2003 në NBA dhe ka qenë 10 herë pjesëmarrës në “All Star Game”.

Ai debutoi në NBA me Denver dhe në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e New York, Oklahoma, Houston e së fundi Portland. Ai ka fituar 3 medlje të arta me kombëtaren në 3 edicionet e fundit të Lojërave Olimpike.

Carmelo Anthony kaloi në renditje Elvin Hayes, me një pikë më shumë. Në krye të renditjes së shënuesve më të mirë në historinë e NBA-së ndodhet Kareem-Abdul Jabbar me 38.387 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit