Carragher kundër Wijnaldum: Mos gënje, nga Liverpool ike për më shumë para

25 Korrik 2021
13:14
Alfred Lleshi
back button

Sa të rëndësishme janë rrjetet sociale në futboll? Dhe çfarë ndikimi kanë ato tek lojtarët dhe në botën e futbollit në përgjithësi? Pyetje që kanë të bëjnë me një situatë në zhvillim të vazhdueshëm dhe që padyshim marrin përgjigje të ndryshme në varësi se kush përfundon në “mullirin e mishit” mediatik. Disa, si Gattuso, shpjeguan se nuk kanë llogari në rrjetet sociale, pikërisht sepse e dinë mirë që platformat shpesh përdoren për të ofenduar.

Të tjerët janë shumë socialë dhe me vetëdije vendosin të injorojnë ata që përdorin terminologji të papranueshme në profilet e tyre. Pastaj ka nga ata që ndikohen shumë prej tyre dhe vendosin të ndryshojnë skuadra për shkak të… rrjeteve sociale. Ose të paktën, kështu thotë ai. Deklaratat e Wijnaldum e zemërojnë Carragher.

Çfarë tha holandezi, që meriton një përgjigje nga legjenda e Liverpool? Duke folur për “Times”, mesfushori i PSG dha arsyet e tij të largimit nga “Anfield” për në “Parce des Princes”, duke shpjeguar se shokët e tij të skuadrës dhe stafi e donin atë, por dikush tjetër… jo: “Ka qenë një kohë kur nuk ndihesha i dashur, në dy sezonet e fundit kjo ndodhte shpesh. Edhe media nuk më ndihmoi, sajuan një histori sikur unë nuk pranoja rinovimin sepse doja më shumë para.

Edhe tifozët thanë: Dakord, drejtuesit nuk i ofruan atë që dëshiron, kështu që ai nuk do të japë më të mirën e tij. Të gjithë ishin të zemëruar me mua. Në stadium gjithmonë më mbështesnin, por në rrjetet sociale isha gjithmonë i fajësuari, sepse ata kujtonin se doja të largohesha”.

Me pak fjalë, holandezi, gjithashtu e bën atë një çështje sociale, por Carragher, i cili di pak për mjedisin e Liverpool, përgjigjet, duke fajësuar Wijnaldum për zhvendosjen e vëmendjes tek diçka që nuk ishte arsyeja e vërtetë e prishjes së tij me “Reds”: “Unë e dua Gini, por ajo që thotë nuk është e drejtë. Rrjetet sociale janë një cirk dhe të gjithë kanë maskarenjtë e tyre. Nëse kjo ju pengon, mos hyni fare në rrjetet sociale. Pranojeni se donit më shumë para dhe Liverpool ju tha jo!”

Me pak fjalë, edhe një legjendë e Liverpool konfirmon se lamtumira ka ardhur për çështje ekonomike. Dhe duke e konfirmuar këtë përmes rrjeteve sociale…, hidhërimi shtohet për mesfushorin holandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit