Carragher “shkarkon” Solskjaer, i jep një këshillë United

25 Tetor 2021
16:07
Denis Hakanaj
back button

Humbja e turpshme 5-0 e pësuar nga Manchester United kundër Liverpool ka bërë të shpërthejë zemërimi i tifozëve të Djajve të Kuq.

Ish-mbrojtësi i Të Kuqve, Jamie Carragher, ka thënë se United i duhet një trajner më ekspert dhe më i aftë.

“Ole ka bërë një punë të mirë, por Manchester United i duhet një trajner më i aftë për të konkurruar me Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp”, ka thënë Carragher për Sky Sports.

“Ka bërë një punë të mirë deri këtu, por tani klubit i duhet një trajner që ta çojë skuadrën në nivelin tjetër. Solskjaer nuk është Klopp, Tuchel ose Guardiola. Është e qartë se trajnerët më të mirë në botë duhet të punojnë për United”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit