Carragher tallet keq me Ronaldon, pas kërkesës për largim nga Manchester United

3 Korrik 2022
15:47
Alfred Lleshi
back button

Një qëndrim shumë i ashpër nga ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher. Ish-futbollisti ka folur troç mbi thashethemet se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United, me kërkesë të tij.

Carragher, duke bërë një postim në Twitter me lajmin e “Sky” mbi vullnetin e portugezit për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, shkroi: “Ai (Ronaldo) bëri atë që prisja: vetë shënon, por skuadra përkeqësohet”.

Duke hyrë edhe më shumë në detaje të përvojës së portugezit te Manchester United, Carragher shtoi: “Kjo kërkesë për transferim ‘vret’ faktin se ai zgjodhi Manchester United para Manchester City për çështje zemre”.

Me pak fjalë, një mendim shumë kritik për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili mund ta lërë Manchester United këtë verë për t’u ‘martuar’ me dikë tjetër.

Ka nga ata që flasin për një rikthim në Itali, ndoshta te Roma, dhe ata që nga ana tjetër hipotezojnë një kalim te Chelsea apo në skuadra të tjera të mëdha në Europë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit