Carragher zemëron Messi-n: Më quajti gomar sepse…

22 Janar 2022
15:59
Denis Hakanaj
back button

Jami Carragher ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me një mesazh që i ka shkuar në mënyrë private në Instagram nga vetë Lionel Messi.

Ish-mbrojtësi i Liverpool ka zbuluar se Pleshti e ka ofenduar për shkak të deklaratave që anglezi ka bërë në fillimin e sezonit:

“Kam thënë se nuk isha shumë i bindur se transferimi i Ronaldo-s te Manchester United do të ishte një sukses. Dhe kam thënë të njëjtën gjë për Messi-n te PSG”, ka thënë ish-mbrojtësi për Sky.

“Duket se Messi nuk ka qenë shumë i kënaqur sepse më ka dërguar një mesazh dhe më ka quajtur gomar”.

Me pas, Carragher ka thënë: “I dashur Messi, meqë e shikon këtë emision mund të hem se unë të adhuroj dhe se je më i miri i të gjitha kohërave, dhe se unë kam qenë një gomar në krahasim me ty. Por sezonin e kaluar nuk ke luajtur aq mirë dhe Kupa e Amerikës e fituar nuk mjafton për të qenë në skuadrën time të më të mirëve të 2021-shit në vend të Salah”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit