Carrasco-Lukaku, Belgjika bën për ujë të ftohtë Francën! Mbrojtësit e Bayern në gjumë sonte (VIDEO)

7 Tetor 2021
21:32
Telesport

Belgjika po udhëheq në Allianz Stadium të Torinos me rezultatin 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Nations League.

Skuadra e Martinez e ka nisur mirë ndeshjen, teksa ka vuajtur pak më pas, por për 20 minutat e fundit të 45′ e para ka dominuar totalisht duke mbajtur topin thuajse 80% dhe lëvizur atë me mjeshtëri, deri sa u hap një mundësi për Carrasco që të driblonte Pavard dhe të shënonte ndaj Lloris.

Pikërisht portieri francez kreu mrekulli ndaj De Bryune.

Por, kaluan disa minuta dhe një tjetër aksion i bukur me vertikalizim për Lukaku, që ka djegur në vend Lucas Hernandez dhe me diagonale ka shënuar golin e gjashtë në 6 ndeshje të Nations League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit