Carvajal zbulon të vërtetën: Marcelo nuk dinte asgjë  

14 Dhjetor 2018
16:28
Denis Hakanaj
back button

Lojtari i Real Madrid, Dani Carvajal, ka shpjeguar pse Isco e refuzoi shiritin e kapitenit kur Marcelo u zëvendësua në ndeshjen e Champions League të luajtur dhe humbur nga madrilenët kundër CSKA-së së Moskës në mesjavë.

Pas ndeshjes, Marcelo zbuloi se Isco, i cili u vërshëllye nga një pjesë e “Bernabeut” pas humbjes 3-0, refuzoi të mbante shiritin e kapitenit kur braziliani u përpoq t’ia jepte, pavarësisht se ishte lojtari i vetëm në fushë që ka luajtur më gjatë për Real Madrid-in.

Carvajal tha për “Real Madrid TV” të enjten: “Ndihem shumë krenar dhe i nderuar që kam mbajtur shiritin e kapitenit. Dëshiroj të falënderoj Isco-n, pasi ishte e drejtë që ta mbante ai, duke qenë se nënshkroi me klubin disa ditë para meje”.

“Ai e mbajti shiritin në ndeshjen kundër Melilla (në Kupën e Mbretit javën e kaluar) dhe më tha se herën tjetër, nëse rrethanat do të ishin të njëjta sërish, ai do të ma linte mua shiritin e kapitenit. I jam shumë mirënjohës për këtë, sepse ishte një gjest vërtet i këndshëm.”

Në një intervistë në kanalin televiziv spanjoll “La Sexta”, Carvajal shtoi: “Marcelo nuk dinte asgjë rreth kësaj, kjo është e gjithë ajo çfarë ndodhi.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit