Real Madrid duket se ka vënë në shënjestër Bruno Guimaraes nëse Casemiro transferohet te Manchester United. Mesfushori i Newcastle ka qenë një zbulim nga momenti i transferimit te bardhezinjtë nga Lyon janarin e kaluar për 51 milionë euro.
Sipas spanjolles AS, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve të Europës. Guimaraes duket se është në krye të listës si zëvendësues i mundshëm për Casemiro-n.
Manchester United e do me çdo kusht senatorin e madrilenëve dhe duket se janë gati t’ia dyfishojnë rrogën për ta bindur të transferohet në Old Trafford. Dhe Casemiro duket se është i gatshëm të largohet nga Bernabeu.
Megjithatë, Real-i do të duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për Guimaraes. Newcastle, në fakt, duket se ka ndërmend të kërkojë më shumë se dyfishin e 50 milionëve të shpenzuara për lojtarin në janar.
24-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të bardhezinjve dhe ka një rol kyç në projektin e trajnerit Eddie Howe. Kështu që do të duhej një super ofertë nga ana e spanjollëve për të bindur klubin anglez.
Los Blancos pritet të përfitojnë rreth 60 milionë euro nëse Casemiro do të transferohet në Old Trafford. Djajtë e Kuq janë të dëshpëruar të përforcojnë mesfushën pasi dështimit të negociatave me Adrien Rabiot.