Casemiro “show”, Manchester United në 1/8-at e Kupës së Anglisë (Pamjet)

28 Janar 2023
22:53
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë një fitore bindëse 3-1 në 1/16-at e Kupës së Anglisë dhe ka arritur të kualifikohet për në 1/8-at e kompeticionit më të vjetër në botë.

“Viktima” e Djajve të Kuq mbrëmjen e sotme ka qenë Reading, skuadër që luan në Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez, që ka arritur të rezistojë për vetëm një pjesë loje.

GOLI I PARE I CASEMIROS – VIDEO

Në fakt, gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë në ndeshjen e luajtur në Old Trafford dhe protagonisti ka qenë ish-mesfushori i Real Madrid Casemiro.

Brazialini ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 54-t me një goditje të bukur pasi ka marrë një asist të bukur nga Antony në zonën e rreptësisë dhe më pas ka dyfishuar avantazhin me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

GOLI I DYTE I CASEMIROS – VIDEO

Situata është përkeqësuar për miqtë në minutën e 65-të, kur Carroll ka marrë kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të ashpër dhe ka lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.

Vendasit kanë arritur të përfitojnë menjëherë nga superioriteti numerikdhe kanë realizuar golin e tretë me një goditje me thembër të Fred. Megjithatë, në minutën e 72-të, Reading ka gjetur golin e nderit me Mbengue.

GOLI I FRED – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit