Casemiro, sulmuesi që u bë mesfushor për të shmangur konkurrencën

14 Tetor 2019
16:38
Denis Hakanaj
back button

Casemiro është një nga mesfushorët më të fortë në qarkullim, por fati i brazilianit mund të kishte qenë ndryshe. 

Ka qenë vetë lojtari i Real Madrid që e ka zbuluar këtë gjatë emisionin “Universo Valdano” të Movistar +.

“Në moshën 11 ose 12 vjeç kam shkuar te Sao Paulo për një provim. Bashkë me mua ishin 300 persona të tjerë dhe unë luaja si sulmues në atë kohë”, ka thënë braziliani. 

“Kur pyetën se cili nga ne luante si sulmues, 50 vetë ngritën dorën dhe unë mendova se kishte shumë konkurrencë. Më pas, ata pyetën se kush ishte mesfushor mbrojtës dhe vetëm tetë veta ngritën dorën, atëherë e ngirta menjëherë edhe unë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit