Casillas dhe Sara Carbonero mallëngjejnë Spanjën (foto)

10 Tetor 2019
17:19
Denis Hakanaj
back button

Iker Casillas dhe Sara Carbonero. Në të mirë dhe në të keq, në shëndet dhe në sëmundje.

Një premtim  dashurie që ka mallëngjyer Spanjën dhe vazhdon ta mallëngjejë pas mesazhi të ish-portierit të Real Madrid.

Lojtari ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi prekëse. Sara shfaqet me kurriz, me një fanellë ku shkruhet: “Vajzat mund të bëjnë gjithçka”.

Një mesazh i qartë për t’i dhënë zemër gruas së tij, e cila po kalon një moment shumë delikat në jetën e saj.

Carbonero, në fakt, po lufton prej disa muajsh me kancerin dhe bashkëshorti i saj po kërkon ta mbështesë në çdo mënyrë të mundshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit