Casillas kujton “përbindëshin” Ramos dhe zbulon katër spanjollët që meritonin Topin e Artë

5 Qershor 2020
16:08
Denis Hakanaj
back button

Iker Casillas, ish-portieri i kombëtares së Spanjës, ka kujtuar disa momente me Real Madrid, duke rrëfyer edhe një anekdotë në lidhje me Sergio Ramos-in në momentin e fitores së Decima-s. Por jo vetëm.

Ai ka përmendur edhe emrat e bashkëkombësve të tij që duhej ta kishin fituar Topin e Artë gjatë karrierës së tyre.

Ish-portieri i Real-it ka jetuar momente të pabesueshme në karrierë dhe një nga këto ka qenë fitorja e Champions League numër 10-të të Los Blancos.

“Fitorja e atij trofeu ka qenë një lehtësim”, ka thënë Casillas për AS. “I kemi dhënë një gëzim të madh tifozëve pas shumë vuajtjesh, Kemi kaluar vite të vështirë në E uropë dhe ajo fitore ka qenë një çlirim”.

Më pas, ai ka zbuluar se çfarë i ka thënë Ramos-it menjëherë pas përfundimit të ndeshjes: “I thashë ‘Je një përbindësh, një gjigant’. Do të mbetet gjithmonë njeriu që i dhuroi Decima-n Real Madrid-it. Më pas i dhashë edhe një të puthur”.

Mes një kujtimi dhe një tjetri, Iker ka patur një mendim edhe për bashkëkombësit e tij që duhej ta kishin fituar Topin e Artë gjatë karrierës së tyre:

“Një lojtar spanjoll që duhej ta kishte fituar trofeun? Pa asnjë dyshim Raul, Xavi, Iniesta dhe Sergio Ramos”, ka thënë legjenda e futbollist spanjoll pa hezituar.

Ish-portieri ka qenë kampion bote në 2010-ën dhe kampion i Europës në 2008-ën dhe 2012-ën me kombëtaren e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit