Casillas thyen heshtjen: Del Bosque nuk u soll si burrë me mua!

25 Dhjetor 2020
23:14
Eraldo Harlicaj
back button

Iker Casillas ka folur për herë të parë për zëvendësimin që iu bë në botërorin e 2014. Ai u la në stol dhe si titullar u aktivizua David De Gea. Iker pranon se ka qenë shumë i zhgënjyer nga Del Bosque.

“Mendoj se disa prej nesh e kanë fituar të drejtën, minimalisht, t’i thuhet se nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. Pasi kam punuar 8 vite me Vincenten, pa harruar 4 vite në Madrid, më ka njohur që 9 vjeç, minimalisht duhej të më shpjegonte dhe pse mund të mos isha dakord.

“A rerfuzova të luaj me Kroacinë në Euyro 2016? Mirë, kur më pyetën, u thashë se gjëja më e mirë që duhej të bënin ishte të vazhdonin me David De Gean. Nuk e shihja veten gati të luaja ndeshjen e tretë. Nëse fitonim, shkonim në një anë të grupit, nëse jo në pjesën tjetër. Fatmirësisht i thashë jo, sepse ne humbëm 2-1”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit