Casillas thyen rrjetin me një mesazh enigmatik për… Juventusin!

25 Qershor 2019
11:52
back button

Iker Casillas është zgjuar me një frymëzim ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë.

Portieri i Portos ka publikuar një mesazh enigmatik në Twitter, që lidhet me merkaton e Juventusit.

“Blerjet e Juventusit të realizuara nga magjistari Houdini. Magji e pastër…”, shkroi 38-vjeçari në llogarinë e tij, duke ndezur një interes të lartë tek tifozët e Juventusit dhe në të gjithë Italinë.

Vallë Casillas di diçka në lidhje me ndonjë prapaskenë në merakton e Juves?!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit