Cassano dridh kombëtaren axurre: Duke sfiduar Portugalinë jemi një këmbë e gjysmë jashtë Botërorit të Katarit

27 Nëntor 2021
10:23
Alfred Lleshi
back button

Mbrëmë ishte koha për shortin e “play off”-it për Kupën e Botës në Katar, ku Italia u çiftua me  Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e parë (ose gjysmëfinale) dhe eventualisht ndeshjen e fundit (finale) pritet ta luajë kundër fituesit Portugali-Turqi. Tema e kësaj finaleje delikate u trajtua edhe gjatë episodit të radhës “Bobo TV” në Twitch TV. Duke folur për sfidat e ardhshme të axurrëve në mars, mbi të gjitha Antonio Cassano duket se nuk ka ndjenja të mira…

“Me Maqedoninë nuk duhet të kemi probleme të mëdha. Më pastaj kam një frikë të madhe, si ta imagjinoj Botërorin pa Cristiano Ronaldon, – e filloi analizën e tij Cassano. – Nëse mendoj për këtë, nuk mund ta imagjinoj që Portugalia mund të qëndrojë jashtë, duke e lënë Italinë jashtë vëmendjes vetëm për një moment. Unë mendoj se portugezët kanë një nga 4 ose 5 kombëtaret më të forta në botë. Uroj të bëjë ndonjë mrekulli Turqia, sepse nëse finalja jonë do të ishte me Portugalinë jemi një këmbë e gjysmë jashtë Botërorit të Katarit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit