Cassano parashikon fundin e CR7 tek Juventus: Nuk e gjykoj, por…

19 Janar 2021
22:39
Denis Hakanaj
back button

Në kanalin e Twich të Christian Vieri-t, Antonio Cassano ka folur për Inter-in dhe Juventus-it.

“Inter-i ka shkatërruar Juventus-in. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë, mendoja se do të ishte një ndeshje e barabartë”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Kohë më parë kam thënë se Cristiano Ronaldo do të kishte qenë një problem për idetë e Pirlo-s”.

“Nuk e gjykoj Ronaldo-n, që ka shënuar 800 gola, por në një cikël të ri të ndërtuar mbi idenë e Andrea-s, sipas së cilës duhet të bësh presing përpara, kam parë se Ronaldo ka filluar të ketë vështirësi”.

Nuk e shikoj në idenë e Pirlo-s, në ndeshjet e fundit. Nuk e shikoj të bëjë presing. Unë besoj tek ideja e Andrea-s, do të ketë të ardhme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit