Cassano shpërthen kundër Marotta-s: “Nuk kupton asgjë nga futbolli”

19 Shtator 2023
16:30
Denis Hakanaj
back button

Antonio Cassano ka sulmuar drejtuesin e Interi-t, Beppe Marotaa.

Ish-sulmuesi italian ka dhënë mendimin e tij në Bobo TV në lidhje me rolin e drejtusit sportiv në Itali.

Nuk kanë munguar kritika me të vërtetë të ashpra kundrejt drejtuesit zikaltër nga ish-futbollisti.

“Nuk shikoj më drejtues që kuptojnë nga futbolli, mendoj se Marotta nuk kupton asgjë nga futbolli”, ka thënë Cassano.

“Nëse i kërkon të të flasë për futbollistë, ai nuk i njeh, nuk njihte as Onana-n”.

Deklarata të forta nga Cassano. Të shohim nëse zikaltrit do të përgjigjen me një komunikatë, apo do të lënë faktet të flasin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit