Cassano sulmon Interin: Mbrohen me 10, gjithmonë prapa! Të kisha qenë si Lautaro…

8 Mars 2021
23:08
Telesport
back button

Në transmetimin e drejtpërdrejtë tani të zakonshëm në Bobo TV, Antonio Cassano komentoi ndeshjen midis Interit dhe Atalanta (e fituar 1-0 nga ekipi i Conte): “Atalanta meritonte të fitonte, Inter nuk ka goditur kurrë në portë!

Interi nuk mund të luajë prapa vijës së topit çdo herë pa pasur topin në lojë. E lehtë të luash ndeshjen me Parma, me Bologna, por kur niveli rritet është e vështirë.

Interi ka luajtur në gjysmën e fushës së tij, gjithmonë në mbrojtje, pavarësisht nga ndryshimi i madh në emra.

Ata janë me meritë të parët në renditje për ato që kanë bërë në dy muajt e fundit dhe do të fitojnë Scudetto por unë nuk mund të pranoj që ata të luajnë me 10 lojtarë prapa topit. Nëse do të isha në vend të Lautaros, pas 10 minutash do të kisha kërkuar ndërrim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit