Castillejo flet për “dy” trajnerët e Milan-it: Me atë nuk mund të gabosh

16 Shtator 2020
17:47
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Milan-it, Samu Castillejo, ka dhënë një intervistë interesante për DAZN. Nga sfidat e ardhshme për Europa League deri te kampionati, duke kaluar nga shokët e skuadrës dhe Zlatan Ibrahimovic mbi të gjithë.

“Trajneri na ka thënë që nga dita e parë se do të përballemi me një ekip të fortë, më të fortin të Irlandës, që luan një futboll të bukur. Do të jetë e vështirë”, ka thënë Castillejo në lidhje me ndeshjen e së enjtes në mbrëmje kundër Shamrock Rovers.

Në lidhje me punën e Pioli-t edhe në nivel personal:

“Pioli? Mbaje mend se pas Cagliari-t, ai ka thënë disa fjalë të bukura, më ka thënë se priste me padurim që të më jepte një mundësi tjetër, që të shikonte se çfarë lojtari isha. Ai qëndron shumë afër lojtarit,  edhe kur je me pushime të shkruan, të pyet si je. Lojtari ndihet i mbrojtur nga trajneri”.

Nga një trajner në letër te një trajner në fushë: Zlatan Ibrahimovic.

“Flet shumë, në stërvitje, jashtë, në ndeshje. Ky klub ka shumë rëndësi për Ibrën dhe këtë vit do të na japë shumë, pret me padurim të fitojë edhe në stërvitje”.

“Një kampion i vërtetë. Me atë nuk mund të gabosh. Nëse gabon në stërvitje, ke Ibrën mbrapa. Gabon një lëvizje? Është Ibra. Gabon një krosim? Është Ibra. Është trajneri dhe Ibra. Luan me presionin se je në krah të një kampioni dhe të bën të japësh maksimumin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit