Cavani del hapur kundër teknologjisë: Mjafton një fije floku…

16 Maj 2021
10:10
Denis Hakanaj
back button

Edinson Cavani-t nuk i pëlqen VAR dhe nuk bën asgjë për ta fshehur.

Sulmuesi i Manchester United, në një intervistë të dhënë për Dos de Punta, ka folur për ndihmën teknologjike që iu është dhënë a rbitrave në dy sezonet e fundit, por që ka shkaktuar shumë polemika në disa raste.

Matador ka qenë i drejtpërdrejtë:

“VAR i heq bukurinë dhe thelbin futbollit. Nuk e kupton pse një arbitër të jep një penallti ose të nxjerr në pozicion jashtë loje, ose edhe si funksionon në përgjithësi. Është e vështirë për një lojtar të përballet me gjithë këtë”, ka thënë Cavani.

“Shënon një gol dhe më pas duhet të presësh dy minuta për të festuar. Ose, më keq akoma, feston golin dhe më pas të thonë se është anuluar sepse thoi ose flokët ishin në pozicion jashtë loje”.

Për sa i takon vendimeve në limit dhe pozicioneve jashtë loje për milimetra, edhe në finalen e Kupës së Anglisë mes Leicester dhe Chelsea-t, blutë kanë parë t’u anulohet një gol shumë i diskutuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit