Cavani del zbuluar, shoku i ekipit bllokon Interin

5 Qershor 2020
20:43
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera, ka folur për të ardhmen e Edinson Cavanit. Ai ka deklaruar për AS se shoku i tij i ekipit e ka pyetur shumë herë për La Ligën dhe mendon se do të transferohet atje.

“Cavani? E di se ai dëshiron të luajë në Spanjë. Ai e do kampionatin dhe shtetin. Më ka bërë shumë pyetje për Spanjën, por që kur jemi larguar nga Parisi nuk kam biseduar me të. Nuk e di situatën tani”, – tha Herrera.

Cavani do të largohet nga Parisi me parametra zero dhe kjo nuk është më një sekret. Ai ka pas vetes Atletico Madridin dhe Interin. Madrilenët ishin më të favorizuar në garën për uruguianin, por situatat duket se kanë ndryshuar, pasi Antonio Conte është futur në lojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit