Cavani e ndan mendjen, zgjedh mes Interit dhe Atletico Madridit

25 Maj 2020
21:29
Eraldo Harlicaj
back button

Edinson Cavani ka futur në luftë Interin dhe Atletico Madridin. Sulmuesi i PSG-së do të largohet falas në fund të sezonit, pasi kontrata e tij me klubin mbaron dhe do të lëvizë si futbollist i lirë në treg.

Spanjollët ishin të parët që nisën bisedimet me të, por Interi u fut shumë shpejt në garë. Zikaltrit janë gati të bindin futbollistin me një kontratë 3-vjeçare. Kjo do të thotë që uruguiani do të jetë në San Siro deri në moshën 33-vjeçare.

Sulmuesi dëshiron një rikthim në Serie A. Ai po i jep përparësi bisedimeve me skuadrën e Contes, pasi elargimi i Lautaro Martinezit bën që Cavani të jetë së bashku me Romelu Lukakun në majë të sulmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit