Cavani: Luaj pak? Ja cili është çelësi i suksesit

6 Tetor 2021
16:18
Denis Hakanaj
back button

Prej vitesh në nivelet më të larta të futbollit europian, Edinson Cavani nuk ka ndërmend të largohet nga skenat e rëndësishme.

Nuk ka rëndësi nëse në këtë fillim të sezonit nuk ka patur shumë hapësira, sekreti, siç ka thënë vetë Matador për Sport890, është të jesh gjithmonë gati.

Sekreti – Cavani ka për sezonin dhe formën e tij nga grumbullimi me Uruguain:

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të luaj për Celeste-n. Pak hapësira tek United? Në futboll duhet të jesh gjithmonë gati, ky është çelësi i suksesit në nivelet e larta, të jesh gati kur të jepet mundësia”, ka thënë Cavani.

“Ndonjëherë luan më pak, disa të tjera më shumë. Duhet të jesh gati. Kam luajtur më pak në krahasim me fillimin e sezonit të kaluar, është e vërtetë, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Gjëja e rëndësishme është të jesh në formë; unë dua të luaj gjithmonë, për këtë stërvitem dhe përgatitem mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit