CD-ja e Jorge Mendes që dërgoi Deco-n te Barcelona dhe shtangu Bayern-in

15 Qershor 2022
18:08
Denis Hakanaj
back button

Merkato ofron histori vërtet të çmendura, shpesh të marrëveshjeve të humbura në momentin e fundit ose ndryshime të papritura të mendjes. Një nga ato që bëri histori futbolli është edhe transferimi i Deco-s nga Porto.

Mesfushori ishte një nga futbollistët më të kërkuar në Europë pasi klubi portugez kishte fituar Champions League nën drejtimin e Jose Mourinho-s. Dhe dy emra të mëdhenj si Bayern dhe Chelsea ishin vënë në lëvizje për të.

Sa keq që në fund braziliani portugez nuk fluturoi për në Mynih apo Londër (që në çdo rast do ta kishte mirëpritur disa vite më vonë), por … në Barcelonë.

E gjitha falë një CD-je, siç shpjegohet nga disa deklarata të ish-mesfushorit të raportuara në librin “Die Paten der Liga”.

DECO DREJT BAYERN-it – “Doja të largohesha nga Porto dhe mora dy oferta, nga Bayern-i dhe Chelsea. Isha i sigurt se nuk doja të shkoja te Chelsea. Trajneri im te Porto, Jose Mourinho, ishte transferuar te Chelsea dhe donte të më merrte me vete.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të punoja me të, por ishte koha të bëja rrugën time. Prandaj po mendoja të shkoja në Bavari. Menaxheri im më tha për rrogën që do të më jepnin dhe gjithçka dukej në rregull. Dhe e konsideroja veten si lojtar të Bayern-it”.

Gjithçka e kryer, nëse dikush nuk do të kishte ndërhyrë. Dhe protagonisti i kësaj surprize në merkato është padyshim Jorge Mendes, i cili… bindi Barcelona-n të blinte Deco.

CD E JORGE MENDES – Dhe të mendosh se në fillim katalanasit nuk e donin portugezin, por Mendes gjithsesi i kërkoi Joan Laporta-s, president i klubit katalanas nga viti 2003 deri në vitin 2010, të bënte një takim.

Numri një i Camp Nou pranoi të takohej me menaxherin vetëm për disa minuta, por kaq mjaftoi: portugezi nuk bëri gjë tjetër veçse e bëri presidentin e Barcelonës të dëgjonte një regjistrim të tifozëve të Porto-s duke kënduar: “O Deco, oh Deco, ti je futbollisti më i mirë në botë”.

Diçka që Laporta-s i pëlqeu: “Në ditët në vijim i kërkova Mendes të më lejonte ta dëgjoja përsëri atë CD. Duhet ta kem dëgjuar të paktën 50 herë. Dhe në fund u bëra aq kurioz sa e morëm”. Dhe historia padyshim mori një tjetër kthesë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit