Ceballos, i ashpër: Arsenal ishte pothuajse i vdekur para se…

28 Nëntor 2020
14:50
Denis Hakanaj
back button

Dani Ceballos ka vlerësuar paraqitjet e Arsenal-it nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, duke kritikuar ashpër menaxhimin e mëparshëm të ekipit.

“Arsenal pothuajse kishte vdekur para se të vinte Arteta. Tani është shpirti i klubit dhe çdo lojtar beson 100% tek ai”, ka thënë spanjolli për The Sun.

“Klubi ka nevojë për të për të dalë mes katër të parëve në renditje dhe të kualifikohet në Champions League. E dimë se nuk do të jetë e elhtë, por ky është objektivi”.

“Ka të paktën 5-6 skuadra që mund t’ia dalin dhe duhet të luftojmë. Është një kampionat shumë i luftuar, kushdo mund të mposhtë këdo. Por momenti ynë do të vijë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit