Ceballos pëson ndërhyrje “horror”, imazhet bëjnë xhiron e botës (Video)

22 Korrik 2021
13:55
Denis Hakanaj
back button

Vetëm 45 minuta.

Kaq ka zgjatur debutimi i Dani Ceballos me fanellën e Spanjës në Lojërat Olimpike.

Mesfushori, i cili deri në atë moment ka qenë më i miri i të tijve në ndeshjen mes Furive të Kuqe dhe Egjiptit, ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një ndërhyrje të ashpër në kavilje.

Imazhet e ndërhyrjes vrasëse kanë bërë menjëherë xhiron e internetit.

Ka shkaktuar debat edhe vendimi i arbitrit, i cili i ka dhënë vetëm një karton të verdhë lojtarit.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa Ceballos rrezikon t’i ketë dhënë fund aventurës së tij në Olimpiadë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit