Cech: Koha kalon, por dhimbja mbetet…

29 Maj 2020
19:36
Denis Hakanaj
back button

Fati di të jetë i pamëshirshëm në disa raste.

Petr Cech ka kaluar dhjetë vite të karrierës së tij te Chelsea para se të transferohej tek Arsenal-i, ku ka vendosur ta mbyllë karrierën.

Për ironi të fatit, ndeshja e fundit ka qenë një derbi i luajtur pikërisht kundër ish-skuadrës së tij.

Një përballje e rëndësishme, duke parë se ka qenë finalja e Europa League.

Ndeshja nuk pati histori, siç tregon fitorja 4-1 e marrë nga Blutë e Maurizio Sarri-t, por Cech ka bërë një paraqitje të mirë me tre pritje të jashtëzakonshme.

Një vit pas atij takimi, ish-portieri e ka kujtuar me pak hidhërim ndeshjen e fundit të karrierës së tij, duke postuar në rrjetet sociale dy fotografi me mesazhin:

“Një vit ka kaluar, por dhimbja mbetet… Ndeshja e fundit e karrierës, 29-05-2019, Arsenal”.

Me pak fjalë, edhe tani që është kthyer te Chelsea si drejtues, mërzitja për mbylljen e karrierës në mënyrë të hidhur nuk ka kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit