Ceferin irritohet nga vërshëllimat te himni francez! Kryeministri në pozitë (VIDEO)

18 Nëntor 2019
13:58
back button

Përurimi i stadiumit “Air Albania” në Tiranë ishte edhe nata kur pas shumë kohësh, kombëtarja solli në stadium gjithë tifozerinë (edhe pse mungonin shumë). Një event i jashtëzakonshëm ku ishte i ftuar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Pikërisht ky i fundit, pasi foli edhe në një konferencë për shtyp të organizuar në stadium (përpara ndeshjes), darkoi me presidentin e FSHF, Armando Duka, por edhe me Kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Megjithatë, edhe pse i kishin siguruar se vërshëllima për himnin e Francës nuk do të kishte, kështu nuk ndodhi. Tribuna perëndimore, ajo ku ndodhej grupim TKZ, ka qenë më e zhurmëshmja në momentin kur këngëtarja Besa Kokëdhima këndoi himnin francez (“Le Marseillaise”). Pikërisht në atë moment, fytyra e presidentit të UEFA-s, Ceferin, ka ndryshuar mimikë dhe është dukur i bezdisur. Madje, edhe kryeministri Rama, që ndodhej pranë tij është vënë në pozitë dhe ka kthyer kokën nga vinin vërshëllimat…

Vërshëllimat erdhën pas ngjarjes së një muaji më parë, kur në Francë u ngatërrua himni i Shqipërisë dhe u vendos ai i Andorrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit