Ceferin kërkon falje për gafën në shortin e Champions-it: Nuk ishte gabim njerëzor, por…

17 Dhjetor 2021
8:45
Alfred Lleshi
back button

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh ‘online’ sot në mëngjes. Aleksander Ceferin dha versionin e tij se çfarë ka ndodhur dy vitet e fundit në futbollin kontinental. “Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë sfida. Me pandeminë kemi tashmë gati dy vite. Jam shumë krenar për futbollin evropian, tifozët, mediat, për të gjithë shoqërinë e futbollit”.

Ai arsyetoi atë që ndodhi në shortin e së hënës për Champions-in: “Morëm informacionin se diçka nuk shkonte me softuerin, unë pata një komunikim me ta në telefon. Ofruesit e softuerit dhe klubet propozuan të rihidhej shorti, sepse nuk dihej se kur kishte ndodhur gabimi.

Ne vendosëm të jemi transparentë dhe të mësojmë për të ardhmen. Është shumë herët për të ditur pasojat e mundshme. Nuk mund të jemi kaq të varur nga teknologjia. Nuk ishte një gabim njerëzor, por mbetet gabim i UEFA-s, iu kërkojmë falje të gjithëve”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit