Ceferin sulmon Superligën dhe Botërorin çdo dy vite: Nisma egoiste dhe ekstravagante

28 Janar 2022
8:28
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin komentoi sërish mbi Superligën, një nismë që dublonte, ose më mirë të themi eklipsonte Champions League, e ndërmarrë nga disa klube, por më pas të tërhequra, përjashto Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin:

“Institucionet evropiane dhe futbolli evropian, si dhe lëvizja sportive evropiane, janë të bashkuara fort rreth vlerave tona dhe modelit tonë të solidaritetit. Nuk ka vend për interpretim apo negocim. Është ‘jo’ për Superligat egoiste. ‘jo’ për propozimet ekstravagante të Kupës së Botës çdo dy vite. Themi ‘po, po, po’ për të punuar së bashku në mbrojtje dhe forcim të modelin tonë që funksionon në interes të futbollit dhe shoqërisë evropiane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit