Çek i bardhë: Donnarumma më afër kthimit në Serinë A

16 Mars 2023
15:55
Denis Hakanaj
back button

Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, pas dështimit të radhës europian, te Paris Saint-Germain duket se po planifikojnë një tjetër revolucion. Ai që mund ta pësojë, mund të jetë Gianluigi Donnarumma.

Portieri italian nuk ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Bayern Munich dhe nuk ka arritur të shmangë më të keqen. Sipas ElNacional.Cat, Nasser Al Khelaifi duket se nuk është i kënaqur me Donnarumma-n dhe duket se është gati të kënaqë Barcelona-n duke paraqitur një çek të bardhë për Marc-Andre Ter-Stegen.

Portieri gjerman, pas disa sezonesh të komplikuar, është kthyer të luajë në nivele të larta dhe tani ka hedhur seriozisht kandidaturën për të qenë më i miri në rolin e tij. Katalanasit janë në një pozitë të vështirë financiare dhe një sakrificë në merkato do të ishte e domosdoshme.

Për këtë arsye, verën e ardhshme rrezikon të kthehet telenovela në lidhje me të ardhmen e Gianluigi Donnarumma. Dyshimet e PSG ndaj portierit mund të sjellin lamtumirën e parakohshme të ish-yllit të Milan-it nga Parisi.

Në Serinë A ka qenë Juventus që e ka kërkuar Gigio-n në të kaluarën dhe i ka ruajtur kontaktet me përfaqësuesit e portierit të kombëtares italiane. Me pak fjalë, duhet bërë kujdes në lidhje me atë që mund të ndodhë me Donnarumma-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit