“Çelësi i suksesit të Hazard qëndron te prapanica!”

11 Qershor 2019
11:06
back button

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në një intervistë të gjatë dhënë për spanjollen AS, ka folur gjerë e gjatë për Eden Hazard, transferimin te Reali, rolin që mund të luajë aty dhe pikat e forta të tij. Natyrisht, Martinez ka pasur elozhe të mëdha për yllin e vet dhe është i bindur se transferimi në Madrid është lëvizja perfekte për të dyja palët.

Ndër të tjera, Martinez ka bërë humor në lidhje me mënyrën e lojës së Hazard, duke e pranuar se ylli i kombëtares belge ka një avantazh të konsiderueshëm nga struktura e tij fizike.

"Eden në fushë nuk është i balancuar, ka një fuqi të jashtëzakonshme në pjesën e poshtme të trupit që e lejon të lëvizë majtas e djathtas me shpejtësi të paparë. Prapanica e famshme? Po, ajo është qendra e tij e gravitetit. Ai është aq i shkurtër, saqë e përdor atë për të dalë nga situatat një-kundër-një ku lojtarët e tjerë nuk munden. 

"Hazard ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një vizion të pabesueshëm loje, çka e lejon të marrë vendimet perfekte në afërsi ose brenda zonës kundërshtare. E veçantë është që Eden nuk ndikohet fare nga ato që thuhen për të, emocionet nuk ndikojnë te loja e tij. Është një person shumë i qetë, i përqendruar, i kthjellët".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit