“Celeste” si në telenovela, një meksikane firmos për Tiranën, ja detajet

6 Janar 2023
8:44
Telesport
back button

Skuadra e Tiranës në volejboll për femra është përforëcuar orët e fundit me lojtaren meksikane Celeste Vela. Kjo e fundit, 1.75 metra e gjatë, luan në rolin e organizatores, ndërkohë që është hera e parë që në Shqipëri luan një volejbolliste meksikane.

Vela, 22 vjeçe, do të mbërrijë javën e ardhshme në kryeqytet dhe konsiderohet si një përforëcim i rëndësishëm për bardheblutë e trajneres Amarilda Prenga, që synojnë titullin. Kjo është hera e parë që pasuesja meksikane luan në Europë.

Palët kanë firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Marrëveshja që është zyrtarizuar si nga klubi kryeqytetas ashtu dhe nga vetë volejbollistja. “Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e Tiranës”, ka qenë komenti i Celeste Vela.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit