Celtic-Milan / Mungon Calhanoglu, mesfusha kuqezi për Tonali dhe Brahim Diaz

22 Tetor 2020
9:51
Alfred Lleshi
back button

Sigurisht, mungesa e publikut në “Celtic Park” do të jetë në favor të kuqezinjve, të rigjeneruar nga stadiumet bosh, që i kanë ngritur ata në vendin e parë të Serie A, duke pasur performancën më të mirë të mundshme mbas bllokimit, që ndryshoi zakonet e të gjithëve.

Calhanoglu, për një problem të kyçit të këmbës, nuk mund të jetë atje sonte. Hapësirë ​​për të talentuarin Brahim Diaz, i cili tashmë ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë, kur luan nga minuta e parë. Në mesfushë, Bennacer do të pushojë. Së bashku me Kessié, i pazëvendësueshëm, do të veprojë Tonali. Kjo do të jetë ndeshja e parë si titullar në këtë “Europa League” për talentin e ardhur nga Brescia.

Pesha e sulmit do të jetë, si gjithmonë, mbi supet e Zlatan Ibrahimovic, i cili, më 2001 u përball me Celtic, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kur mbante veshur fanellën e Ajax. Në atë kohë, Neil Lennon ishte në fushë mes bardhezinjve në Glasgow, aktualisht trajner i tyre.

Kushtojini vëmendje dy sulmuesve të Celtic, që duhet të jenë Elyounoussi dhe Griffiths, ndërsa në mesfushë do të ketë vend për dy të njohur të futbollit italian: ish-lojtari i Genoa, Ntcham, dhe Laxalt. Kartoni i këtij të fundit është ende në pronësi të Milanit, i cili e huazoi në ditën e fundit të merkatos verore.

Ja formacionet e mundshme:
CELTIC (3-5-2): Barkas; Welsh, Ajer, Duffy; Frimpong, McGregor, Brown, Ntcham, Laxalt; Elyounoussi, Griffiths. Trajner: Lennon
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, T. Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Ibrahimovic. Trajner: Pioli

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit