Çema: Guri është shembulli im, nuk kam frikë nga Shkurtaj

30 Qershor 2019
15:25
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmues i afruar te Kukësi këtë merkato vere është Markovanbasten Çema. I riu la ekipin e Dinamos dhe do të provojë një eksperiencë te kuksianët ashtu si vëllai i tij më herët, Klaudio. 

Sulmuesi ka folur për kanalin zyrtar të Kukësit duke treguar se është i gatshëm që të duelojë për një vend titullari me Vasil Shkurtajn. 

Afrimi te Kukësi – “Të pasurit një eksperiencë në këtë ekip më bën të kërkoj më shumë nga vetja. Është një mundësi  e mirë për të shfaqur aftësitë e mia. Superiorja është nj kampionat që vë në provë potencialin tim, prandaj e shikon si një mundësi të mirë. Sigurisht nuk mund të lë pa përmendur Dinamon, ku u rrita si lojtar”.

Shembulli me Gurin – "Guri është një shembull i mirë për t’u ndjekur. Patjetër Kukësi është një trampolinë për të gjithë lojtarët e rinj që të shkojnë të luajnë jashtë”.

Shkurtaj – “Nuk më tremb konkurrenca, por më rrit si lojtar dhe më bën të jem këtu ku jam tani. Unë mendoj se duhet koha e duhur që të jap kontributin tim, ndaj edhe kjo mund të ndikojë në aktivizimin tim në ndeshjet e Europa League. Për mua është një ëndërr dhe një kënaqësi e veçantë të luaj ndaj një ekipi si Debreceni”, përfundon Çema.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit