Rrebesh vërshëllimash gjatë 90 minutave, Ronaldo reagon kështu pas superaksionit: “Patët frikë…?” (VIDEO)

18 Shtator 2019
23:08
back button

I vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga stadiumi dhe tifozeria e Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo desh u hakmorr pikërisht në minutat e fundit shtesë, kur me driblime dehëse dhe super aksion personal, i nisur nga krahu, iu afrua golit për punë centimetrash.

Më pas, Cristiano iu kthye publikut dhe i bëri shenjë me dore si duke u thënë “patët  frikë eee…”, duke u mbuluar nga një “rrebesh” vërshëllimash! Kujtojmë që CR7 është tmerri i Atleticos duke qenë se i ka shënuar 25 gola në total në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit