Çerekfinalet e Kupës, përballje “ferri” për Partizanin dhe Kukësin

24 Shkurt 2021
11:20
Alfred Lleshi
back button

Sot, në ambientet e “Air Albania Stadium”, u hodh shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Goglat përvijuan përballjet e këtij kompeticioni, fituesi i të cilit siguron edhe Kupat e Europës. Kukësi do të përballet me Teutën, Vllaznia me Korabin, Laçi me Partizanin dhe Dinamo me Skënderbeun. Interesant është fakti se në këtë tur garojnë dy skuadra të Kategorisë së Parë, Dinamo dhe Korabi.

Madje, dibranët eliminuan as më pak dhe as më shumë, por kampionët e vendit në fuqi, Tiranën. Sa i takon “nëndetëses” blu, ajo ka bërë historinë e këtij kompeticioni, pavarësisht se vitet e fundit ka notuar në ujëra të tubullta të kategorive inferiore.

Çerekfinalet do të luhet në datën 17 mars dhe do të jetë me një ndeshje të vetme, pa sistemin vajtje-kthim, si në të shkuarën. Një modifikim i bërë në kushtet e kalendarit të ngjeshur dhe pandemisë së koronavirusit.

Ja shorti i çerekfinaleve:
LACI – PARTIZANI
VLLAZNIA – KORABI
TEUTA – KUKËSI
DINAMO – SKËNDERBEU

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit