Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë; Vllaznia dhe Laçi e nisin mbarë

26 Janar 2022
15:43
Alfred Lleshi
back button

U luajtën dy ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, ishte vetëm “akti” i parë mes Egnatias dhe Laçit, si dhe mes Flamurtarit e Vllaznisë. Kjo, për shkak se do të luhen edhe ndeshjet e kthimit për të shpallur triumfuesit, që do të vazhdojnë më tej, sipas skemës së FSHF-së.

Kështu, skuadra shkodrane ka hedhur një hap të mirë drejt gjysmëfinaleve, duke fituar brenda në Vlorë me rezultatin 2-1. Natyrisht, kuqezinjtë vendës kanë dashur të tregojnë se nuk e meritojnë të luajnë në Kategorinë e Dytë, ku fatkeqësisht kanë përfunduar këtë sezon, ndaj kanë bërë paraqitje pozitive. Pra, nuk kanë kursyer asgjë përballë kuqebluve, që po ashtu i kishin bërë vlerësim maksimal kësaj transferte.

Ekuilibër në Rrogozhinë, mes vendësve dhe Laçit. Barazimi 1-1 lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit, ku kurbinasit do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të vet.
Ndërkohë, nesër do të luhen dy sfidat e tjera të këtij raundi të Kupës së Shqipërisë: Partizani-Dinamo dhe Teuta-Skënderbeu.

Ndeshjet e sotme
EGNATIA-LAÇI 1-1
Golat: Demiri 22′ / Shehu 17′ (pen)

FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-2
Golat: Oliveira 75′ / Mustedanagiç 25′, 61′

Lajme të tjera

Lajmet e fundit