Cerezo zgjedh ekipin e ri të Suarez: Do të ishte një transferim i madh

29 Qershor 2022
17:28
Denis Hakanaj
back button

Emri i Luis Suarez po afrohet gjithnjë e më shumë me River Plate. Dhe gjithashtu presidenti Cerezo, siç raportohet nga Santa Fe Super Deportivo Radio, e shtyn El Pistolero jashtë Spanjës.

Dihet gjendja e sulmuesit: nga 1 korriku uruguaiani do të bëhet lojtar i lirë, ndaj do të ketë mundësinë të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.

Suarez nuk ka nevojë për prezantime, por Cerezo nuk kursehet në komplimente. Dhe ai dëshiron që River Plate të arrijë objektivin e merkatos.

“Luis është një person i jashtëzakonshëm, ai ka një familje të jashtëzakonshme dhe ka lënë një kujtim të jashtëzakonshëm në Madrid, ku ai është ende një idhull për shumë tifozë të colchoneros.

“Si lojtar ai është i mrekullueshëm, ai është një nga numrat nëntë më të mirët në botë. Mendoj se ai është qendërsulmuesi më i mirë që kam parë dhe takuar ndonjëherë.

“Do ta përgëzoj Riverin nëse e marrin vërtet sepse do të ishte një blerje e shkëlqyer si në planin sportiv ashtu edhe në atë njerëzor. Mendoj se Luis mund t’i japë shumë Riverit, sepse ai ende ka një dhunti të jashtëzakonshme për golat”.

Në këtë pikë, është legjitime të pyesim nëse zërat do të bëhen realitet. “Mendoj se është absolutisht normale që ekipet e mëdha përpiqen të forcohen duke ndjekur lojtarë të mëdhenj.

“Dhe sigurisht Luis Suarez bie në kategorinë e lojtarëve që mund të ndryshojnë ekuilibrin. Ishte diçka fantastike për ne që e kishim tek Atletico”.

River mbetet një mundësi, por nuk është e vetmja. Sulmuesi uruguaian pëlqehet në Spanjë dhe disa kampionate të tjerë kryesorë në Europë dhe po merr kohën e tij përpara se të ndërmarrë hapin e radhës dhe ndoshta të fundit si një futbollist profesionist.

Gjithçka sugjeron që vendimi përfundimtar nuk do të lidhet vetëm me prestigjin e klubit, por edhe mbi të gjitha me sigurinë e arsyeshme për të gjetur një ekip që i garanton atij kohën e nevojshme për t’u paraqitur në kushtet më të mira të mundshme në Katar 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit